Ballina Lajme Misionari i ri, Don Robert Jakaj

Misionari i ri, Don Robert Jakaj

110

Arqipeshkvi i Rijekës, Mons Mate Uznić pranoi të shtunën, më 9 maj, Don Robert dhe Albert Jakaj, vëllezërit binjakë, priftërinj shqiptarë. Don Alberti, i cili është misionar për besimtarët shqiptarë në Arqipeshkvinë e Rijekës, shkon në Tivar si famullitar i Katedralës dhe kancelar i Arqipeshkvisë së Tivarit, dhe në vendin e tij si drejtues i misionit shqiptar në Shkurinje vjen vëllai i tij Don Roberti. Kështu që Don Alberti përshëndeti me këtë takim arqipeshkvin, ndërsa Don Roberti sapo u njoftua me të dhe pranoi dekretin. Don Alberti, të dielën, më 10 maj, në orën 11.30 do të kremtojë Meshën e lamtumirës dhe falënderimit në Shkurinje, ku ka shërbyer gati 2 vite.

Burimi i Lajmit:
https://www.ri-nadbiskupija.hr/2026/svecenici-blizanci-posjetili-nadbiskupa/

Translate »