Me rastin – DITËT E NËNËS TEREZE NË PULË
Të nderuar Pjesëmarrës!
Jam i nderuar ta përshëndes këtë Konferencë – Në Ditët e Nënës Tereze, të organizuar nga Bashkësia Shqiptare në Prefekturën e Istrës dhe nga Misioni Katolik Shqiptar “Nëna Tereze” në Rijekë dhe t’i falënderoj Organizatorët e këtij takimi. Gjithashtu dëshiroj t’i përshëndes personalitetet politike e kulturore në Kroaci, si dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që punojnë në Kroaci.
Figura e shenjtë e humane e Nënë Terezës (1910-1997)
Siç dihet, Papa Gjon Pali II-të me një përjashtimë (derogë) nga normat kanonike, bëri të hap procesin e beatifikimit fill pas 2 viteve nga vdekja e Nënë Terezes (5 shtator 1997) dhe procedura përfundoi gjatë verës 2003 dhe shpallja erdhi më 19 tetor të vitit suksesiv. Papa Francesku, më 1 dhjetor 2015 shpalli dekretin rreth mrekullisë që i atribohet ndërmjetësimit të së Lumes Nënë Tereza, si hap fundit i kërkuar për kanonizimin e saj dhe në koncistor, më 15 mars 2016 e ka firmosur dekretin e kanonizimit për të shpallur të shenjtë, ndërsa i n jëjti proces u përmbyll më 4 shtator.
Vërtet, prej kohësh meditoj mbi figurën e Nënë Terezës dhe sikur nuk mund të bindësh, edhe pse e kam parasysh vargun e gjatë të njerëzve që kanë kontribuar për humanizmin si ajo, e cila ka pasur aq kuptim për një barazi të përsosur njerëzore në mesin e të varfërve. Dashuria e saj për ta, në përgjasim më atë hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri familiar, edhe pse këta dalloheshin dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e tyre etj.
Kjo është, ndoshta, e vetmja barazi që solli Nënë Tereza në këtë dhé, që nuk mund të mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e revolucione, sespse kjo dashuri vjen thjeshtë nga Zoti, i cili bën që shiu të bjerë njëjtë: qoftë mbi të drejtin, qoftë mbi mëkatarin; qoftë mbi të shëndoshin, qoftë mbi të sëmurin; qoftë mbi të pasurin e qoftë mbi skamnorin…
Për Nënë Terezen identifikimi me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, e as hipokrizie, por një realitet. Asgjë nuk i dallonte, duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e saj, nga të varfërit: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk do të dëshiroja të themë se vetëm Nënë Tereza e Motrat e saj dhanë gjithçka për njeriun skamnor. Jo! Edhe qeveria e tyre (Indisë) ka merita të mëdha për të varfër. Atë që Nënë Tereza iu ofroi këtyre „varfanjakëve“ është diçka tjetër: dashuria e krrishterë. “Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, , të verbërve, të sëmurëve,, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta,. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë”.
Sigurisht, Nënë Tereza, duke iu dhënë këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e vërbuar, kishte edhe kritika, që janë të paqëndrueshme në vte e për shumë arsye. Ç’është e vërteta, atë e kritikonin për punë (veprimtari) tejet të vogël apo josinjifikative, e të parëndësishme në krahasim me nevojën e madhe që mbretëronte në popullatën e Indisë. Madje, ndihmat e limituara medicinale dhe metodat që i zbatonin Motrat e Dashurisë viheshin në pah – në kritizim, me qëllim që ta diskreditonin dobishmëria e tyre.
Është më se e vërtetë, nëse mirret parasysh çështja statistikore se veprimtaria e Nënë Terezea ishte e vogël dhe jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është pohimi antistatistikor, kjo për të cilën në Qiell do të ketë me shumë gëzim për një mëkatar që kthehet (pendohet), sesa për shumicën e të drejtëve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për veprimtarinë e Nënë Terezës. “Ne s’mund të bëjmë dot gjëta të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Vetë Zoti i Nënë Terezës na ka mësuar që secili person në këtë botë, pa kurrfarë dallimi: race e gjinie, kombi e feje, e ka dinjitetin e vet të vlefshëm për çdo nderim. Për njeriun që është në përgjasim me Zotin, t’i mohohet dashuria e përgjithshme e të adoptohen gjykimet vetjake, pra ku bëhen diskriminimet, është një gjë e tmershme dhe sjell konsekuenca të pamoralshme. Do të ishte një auto-gjenocid. Këtu shihet shembulli i Nënë Terezës, i klithjes së saj për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Ja një zë i kohës që kërkoi ndërgjegjësimin e njeriut. E tërë jeta e Nënë Terezës do të duhej, më në fund, të kuptohet si një aksiomë filozofike, një shenjtëri e vertetë, siç u shpall nga Ati i Shenjtë, Papa Françesko në Romë, me 4 shator 2016.
Nënë Tereza arriti ta bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX, sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja për të ishte lidhje personale me Krishtin e mishëruar; Kisha ishte për të një Bashkësi, të cilës i takoi, të cilës i mbeti besnike e të cilën e dëgjoi, sepse kishte besimin e paluhatshëm se vetëm ajo mund t’i promovonte denjësisht planet e Zotit në këtë botë. Konfliktet e ndryshme që e rëndonin Kishën e saj, thoshte, do të kalojë edhe kjo periudhë, e Kisha do të mbesin si gjithnjë në histori ta plotësojë misionin e saj inspirues-hyjnor.
Feja, besnikëria, dashuria, flijimet… e Nënë Terezëskurrë nuk do të veniten, por gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Jeta e saj është një dritë e madhe që s’do të errësohet; Krishtin të cilin e ndjekte është edhe mëtej shumë afër për t’u larguar nga njerëzimi. Fjalët dhe veprat e saja janë dritë e Rrëshajve, që do të vazhdojnë të shkëlqejnë deri në ditën e fundit.
Themi këtë, sepse feja e saj ishte jetë. Ajo predikoi Krishtin në çdo çast të ditës, duke jetuar me Të dhe për Të. Edhe sot ngurrohet nga shumë predikues të krishterimit të thuhet e vërteta mbi vlerën më të madhe që mund ta ketë një fe. Pra siç është krishterimi – rivelimi i mësimit të Jezu Krishtit të mishëruar Zot, që vjen të na shëlbojë e të na lirojë nga robëria e mëkatit. Vende-vende as që ëndërrohet sugjerimi i preferimit të krishterimit nga religjionet tjera, e të veprojnë në përkim me frymën e paraardhësve të tyre që, tekstualisht, e kuptuan urdhërin e Krishtit që të shkojnë nëpër mbarë botën e ta predikojnë Ungjillin, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë (ashtu siç i kemi edhe ne dokumentin e parë në shqipe, pikërisht kur i kanosej shurja e krishterimit te shqiptarët gjatë pushtimi osman). Përndryshe, drita e hiri i Zotit që e ndriçuan vazhdimisht shpirtin e Nënës Tereze si do të dërptojnë te popujt që ende nuk kanë dëgjuar për Jezu Krishtin e Nënë Terezës? Vërtet, do të ishte më se apsurd të mendohet se Nëna Tereze qe indifernte ndaj religjioneve, gjegjësisht mes kristianizmit dhe hinduizmit. Preferenca e saj është aq e qartë saqë secili pati mundësi t’i shohin përparësitë që sjell Zoti i saj, ashtu siç bëri Kryetarja e tanishme e Motrave të Dashurisë që u konvertua nga hinduizmi. E pra, ajo doli t’i bindin zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj. Vërtet, Nënë Tereza mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet!
Fenë e krishterë, siç e (për)jetoi dhe u rrit me të, ka një shprehje më kumptimplote e më të pranueshme sesa pohimet metafizike ose etike. Feja për të ishte më shumë një përvojë, sesa një teori; më shumë një mënyrë jete, sesa një ideologji; më shumë pjesëmarrës në mbretërinë shpirtërore të Hyjit, sesa në mbretërinë racionale të kësaj bote.
Në fillim të Ungjillit të Shën Gjonit thuhet: „Fjala u bë njeri e banoi ndër ne… plot hir e të vërtetë[1]„. Historia e krishterimit është thjeshtë një paraqitje e pafundshme e procesit të Fjalës, që mishërohet dhe banon ndër ne, plot hir e të vërtetë. Ashtu mund të thuhet edhe për Nënën Tereze që përshkoi pothuajse tërë botën dhe ndriçoi me dritën e vet nëpër vende më të errëta, me fjalë të përshpirtshme e të ngrohta që jepnin shpresë dhe besim nëpër zemrat e vetmuara edhe pa Zotin.
Njerëzit e shekullit të kaluar patën fatin ta shohin një DRITË gjithnjë të ndezur,që ndriçoi gjithkund dhe gjithkënd; në këtë kohë shpeshherë të egërsisë, ajo ishte personifikimi i Ungjillit; në këtë kohë që duan ta shpallin Zotin ende të vdekur, ndërsa ajo paraqet Fjalën (Krishtin) që jeton ndër ne, plot mirësi e të vërtetë.
Kur analizohet jeta Nënës Tereze, atëherë vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë dinamizëm dhe atë energji? Ndoshta, e tërë ajo që mund të thuhet për NënëTerezën qëndron në faktin se ajo ishte besimtare e thellë e LUTJES, e kurrë nuk prante a të mos lutej, apo të mos meditonte për katër (4) orë në ditë e të mos besonte ngultësisht në fuqinë e saj. Nënë Tereza nuk do të frikësohej a të mos thellohej në lutje, e cila (lutje) e nxjerr një përshpirtëri të pastër e të kulluat të shpirtit, e që kjo e lind shenjtërinë e njeriut për t’i përballuar „shenjtërive“ të kësaj bote. Vetëm kështu ajo arriti të bëhej dëshmitare e vërtetë e krishterimit dhe njerëzimit, e dashurisë së Krishtit, në kohë dhe hapësirë, për shëlbimin e njeriut, ashtu siç ishte mësuar edhe vet prej Jezu Krishtit. Kjo, siç u zu goje edhe më lartë, është filozofia e jetës së Nënë Terezës që zgjidh shumë probleme në dritën e mistereve të krishterimit. Jeta e saj mund të thuhet ishte një sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka zanafillën dhe kuptimin e vet tek Qenia apsolute, te Zoti, që mishërohet për njeriun.
Edhe këto fjalë, në këtë Akademi rasti për Shenjtërimin e saj, po me duken të zbehta për ta paraqitur figurën e një Nëne me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin, një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha krijesat e veta.
Rijeka, 17 nëntor 2024
[1]. Gjn 1, 1-17.
