Lutja e Jubileut 2025
Ati ynë që je në qiell,
feja që na ke dhënë
në Birin tënd Jezu Krishtin,
vëllain tonë, dhe flaka e dashurisë e derdhur në zemrat tona nga Shpirti Shenjt, zgjofshin në ne shpresën e lume të ardhjes së Mbretërisë sate.
Hiri yt na shndërroftë
në mbjellës të zellshëm të farave ungjillore,
që ta tharmin njerëzimin dhe gjithësinë,
në pritjen plot besim
të qiejve të rinj dhe tokës së re, kur, pasi të jenë mposhtur fuqitë e të Keqes, do të shfaqet përgjithmonë lavdia jote.
Hiri i Jubileut ndeztë në ne,
Shtegtarë të Shpresës,
dëshirën e zjarrtë
për të mirat qiellore
dhe derdhtë mbi mbarë botën gëzimin dhe paqen e Shëlbuesit tonë.
Ty, o Hyj i lumë në amshim
të qoftë lavdi edhe ndera
në shekuj të shekujve.
Amen.
