Montag, Januar 19, 2026

Sot kaloi në amshim Imzot Simon Kulli – Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës (më 29.11.2025)

Share

Të dashur besimtarë të MKSH në Rijekë,

sot, më 29 nëntor, lajmërojmë se Ipeshkvi i Sapës, Mons Simon Kulli, ka ndërruar jetë.

Imzot Simoni është shuguar meshtar në vitin 2000, gjenerata e parë e Meshtarëve shqiptar pas Komunizmit. Ai dallohet për thjeshtësinë e tij, për ungjillëzimin në zonat e thella të Dioqezës së Sapës, e sidomos për entuziazmin baritor dhe ngjalljen e shpresës te shqiptarët e Dioqezës së tij.

Lusim për shpirtin e tij.
E gëzoftë Jetën e pasosur!

Pushoftë në Paqë!

* * *
Komunikatë për shtyp

Ipeshkvia e Sapës, me shumë dhimbje njofton se me datë 29 nëntor 2025, në Vigjiljen e të Dielës së Parë të Ardhjes, u kthye në shtëpinë e Atit, Bariu i Saj Imzot Simon Kulli.

Trupi i tij do të vendoset në selinë e Ipeshkvore që sot, 29.11.2025, ora 15.00.

Besimtarët, miqtë, të afërmit dhe njerëzit vullnetmirë të Bariut tonë, do të kenë mundësi të luten për shpirtin e Tij dhe të bëjnë homazhet e rastit:

Të Dielën, 30 nëntor, oга 19.00 – Mbrëmësorja për të vdekur
Të Hënën 1 dhjetor, ora 10.00 – Meshë drite
Të Hënën, 1 dhjetor, ora 18.00 – Meshë drite
Të Marten, 2 dhjetor, ora 10.00 – Mesha e Salikimit do të kremtohet në Katedralen “Nënë Tereza”, e pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales.

Më shumë artikuj

Lajmet lokale

Translate »