Të dashur besimtarë të MKSH në Rijekë,
Kanë ardhur reliket e Nënës Terezë në famullinë e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë në Vežicën e Poshtme, lagje e Rijekës. Ju njoftojmë se Nëna Terezë e ka vizituar këtë Kishë në të Hënën e Pashkëve në vitin 1978.
PROGRAMI I TREDITËSHIT – PËRGATITJA SHPIRTËRORE:
Dita e Parë – e mërkurë, më 3 shtator
në orën 18.00 – lutja e Rruzarës së shenjtë dhe mundësia për Rrëfime;
në orën 18.30 – Mesha e Shenjtë e drejtuar nga Guardiani i Trsatit, Fra Krunoslav Kocijan
në orën 19.15 – film mbi jetën dhe veprën e Nënës Terezë.
Dita e Dytë – e enjte, më 4 shtator
në orën 18.00 – lutja e Rruzarës së shenjtë dhe mundësia për Rrëfime;
në orën 18.30 – Mesha e Shenjtë e drejtuar nga misionari ynë, Don Albert Jakaj;
në orën 19.15 – meditim mbi jetën dhe veprën e Nënës Terezë, lutje e Litanive në nder të Nënës Terezë, adhurim me të Shenjtnueshmin Sakrament.
Dita e Tretë – e premte, më 5 shtator
në orën 18.30 – Mesha e Shenjtë e drejtuar nga Arqipeshkvi Metropolit i Rijekës, Mons Mate Uzinić.
