Me gëzim ndajmë këtë lajm të rëndësishëm për Kishën tonë në Kosovë
E shoqërojmë ipeshkvin tonë, Imzot Dodë Gjergjin, me lutjet tona në këtë shërbim të ri, duke ia besuar Zotit, udhën dhe vendimet e tij në dobi të Kishës.
* * *
Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë, zgjidhet kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare “Shën Çirili dhe Metodi”
Në mbledhjen plenare të 43-të të Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare “Shën Çirili dhe Metodi” (KIÇM), e cila u mbajt më 27–28 janar 2026, në ambientet e Qendrës Pastorale “Papa Gjoni i Mirë” në Beograd, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, u zgjodh kryetar i kësaj konference, që përfshin dioqezat e Europës Juglindore, përkatësisht të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Për më shumë mund të lexoni në web faqen e Revistës Drita
