Të dashur besimtarë të MKSH në Rijekë,
Ju njoftojmë se:
Të shtunën, më 6 shtator, do të jetë Mesha Shenjtë në orën 13.30 në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Trsat.
Para Meshës së Shenjtë bëhet vendosja e luleve para Shtatores së Nënës Terezë.
Ndërsa pas Meshe kemi përgatitur një program të përshtatshëm kulturor në të cilin do të performojë Ansambli vokal Harmonius nga Prishtina me Koncertin „Nëna e Mirë“.
Shën Nëna Terezë – Lutu për ne
Organizatorët:
Misioni Katolik Shqiptar Nëna Terezë në Rijekë
Bashkësia Shqiptare e Perfektures Bregdetare Malore
Këshilli i Pakicës Shqiptare të Perfektures Bregdetare Malore
Këshilli i Pakicës Shqiptare pranë Komunës në Rijekë
