Montag, Januar 19, 2026

Orari i Javës së Shenjtë – Pashkët 2025

Share

Orari i Javës së Shenjtë

E Diela e Larit, më 13 prill – E Diela e hyrjes solmene të Krishtit në Jerusalem
Mesha Shenjtë në orën 10.00 në Škurinje (shqip e kroatisht) dhe në orën 17:00 në Poreç (shqip).

E Martja e Madhe, më 15 prill
Udha e Kryqit dhe Mesha Shenjtë për të Martën e 5. të Shna Ndout në Škurinje në orën 17.30.

E Enjtja e Madhe, më 17 prill – Përkujtim i Darkës së Zotit
Mesha Shenjtë dhe riti i larjes së këmbëve në orën 18.00 në Škurinje (shqip e kroatisht).
Mesha Shenjtë dhe riti i larjes së këmbëve në orën 19.00 në Katedralën e Pullës (shqip e kroatisht).

E Premtja e Madhe, më 18 prill
Udha e Kryqit në Trsat në orën 13:00.
Ritet e të Premtes së Madhe në Škurinje në orën 18.00 (shqip e kroatisht).

E Shtunja e Madhe, më 19 prill – Nata e Pashkëve
Bekimi i Bukës së Pashkëve:
* në orën 10.00 Poreç (Kisha e Zojës së Engjëjve);
* në orën 12.00 në Medulin (Kisha e Shën Anjezes);
* në orën 16.00 Škurinje (Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit);

NATA E PASHKËVE – Mesha Shenjtë në orën 21.00 në Škurinje (shqip e kroatisht).

E DIELA E PASHKËVE, më 20 prill – NGJALLJA E KRISHTIT
Mesha Shenjtë në orën 11.30 në Škurinje (shqip) dhe në orën 18.00 në Pullë (Katedralja e Shën Tomës).

E Hëna e Pashkëve, më 21 prill
Mesha e Shenjtë në orën 10.00 dhe 18.00Škurinje (shqip e kroatisht).

Të gjithë besimtarëve të Misionit tonë
Për shumë mot Pashkët
Ju uron
Misioni Katolik Shqiptar „Nëna Terezë“ në Rijekë

Më shumë artikuj

Lajmet lokale

Translate »