Në Kongregacionin e 11-të 132 Kardinalë zgjedhës, me rreth 20 fjalime
Në Kongregacionin e Njëmbëdhjetë të kardinalëve para Konklavit, mbajtur sot pasdite, ishin të pranishëm 170 kardinalë, nga të cilët 132 zgjedhës. Kështu njoftoi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
Në kuadrin e konklavit që do të hapet më 7 maj, sot pasdite u zhvillua Kongregacioni i njëmbëdhjetë i përgjithshëm i kardinalëve. Kongregacioni i radhës – dhe i fundit – do të zhvillohet nesër paradite në orën 9. Kongregacioni i njëmbëdhjetë filloi në orën 17 me pjesëmarrjen e 170 kardinalëve, përfshirë 132 zgjedhës. Gjatë punimeve të pasdites pati afërsisht 20 ndërhyrje nga kardinalët.
Lutja për zgjedhjen e Papës së ri
,,Me përulësi dhe lutje, presim zgjedhjen e Papës së ri. Zoti e udhëzoftë Kishën në këtë moment të rëndësishëm.”
O Atë i dashur qiellor,
në duart e tua të shenjta
besojmë Kishën tënde.
Në këtë kohë pritjeje,
forco besimin tonë
dhe bashko zemrat tona në lutje.
Na dërgo një bari të ri sipas zemrës sate,
që do të jetë shenjë e mëshirës,
shpresës dhe së vërtetës në botë.
Bekoi kardinalët në Konklavën e Shenjtë
dhe udhëhiqe zgjedhjen e tyre me dritën hyjnore.
Përmes ndërmjetësisë së Shën Marisë,
Nënës së Kishës,
të kërkojmë këtë me përvujtëri. Amen.
